Në muajin mars, Përfaqësuesja e Kosovës i zhvilloi tri ndeshje.
Fillimisht, më 24 mars, “Dardanët” zhvilluan një miqësore me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku fituan me rezultat bindës, 4:0, shkruan FrontOnline.
Më 28 mars, Kosova nisi kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” me një ndeshje ndaj Suedisë ku humbi me rezultat 0:4 në Prishtinë.
Ndërkaq, ndeshja ku kishte vëmendjen më të madhe ishte ndaj Suedisë në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla të Spanjës.
Kjo ndeshje ishte politizuar jashtë mase, derisa Federata e Futbollit e Spanjës në mënyrë skandaloze i referohej Kosovës si “territor” dhe paralajmëroi para ndeshjes se Kosova do të hynte në fushë pa himn dhe simbole.
Me insistimin e UEFA-së dhe FIFA-së, megjithatë, Kosova luajti me simbole dhe me himn, por që televizioni publik spanjoll “La 1” e paraqiti Kosovën me shkronja të vogla – “kos” – në tabelën e rezultatit.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë se pavarësisht këtyre pengesave, puna e tyre është kryer me sukses.
“Ne kemi punuar në heshtje, kemi kaluar këtë sfidë me maturi dhe përgjegjësi duke respektuar parimet bazë të UEFA-së. Ne e kemi kaluar dhe kryer punën tonë me sukses”, ka thënë Salihu të premten për FrontOnline.
“Mendoj se ka qenë një propagandë e mirë për shtetin e Kosovës”, tregoi ai./FrontOnline/