Nga Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve u lajmërua filloimi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.Numërimi i këtyre votave duhej të fillonte në ora 18:00.
Megjithatë ky numërim filloi nuk ka filluar akoma.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi vonesa erdhi pasi që po bëhej verifikimi i të dhënave.
“Aktualisht shërbimi votues është duke bërë një verifikim të të dhënave dhe pas përfundimit të tij do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Po bëjmë përpjekje që ta përmbyllim sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të mund të nisim me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Shpresojmë se do të arrijmë që sonte të nisim këtë numërim”, tha Elezi.Deri tani nga KQZ janë numëruar votat e rregullta dhe ato me postë.
Nga votat e rregullta fitues të zgjedhejve ka dalur Lëvizja Vetëvendsoje me 47.85% të votave, e pasuar nga PDK me 17.41% dhe LDK me 13.08%.