Union Berlini i ka shkaktuar humbje Werder Bremenit në elitën e futbollit gjerman.
Në kuadër të javës së 31-të në Bundesliga, skuadra kryeqytetase fitoi me rezultat 3:1 ndaj Werder Bremenit, shkruan FrontOnline.
Në këtë ndeshje, ylli i Kosovës, Milot Rashica luajti nga fillimi e deri në fund për Werderin.
Përkundër humbjes, Rashica e bëri një paraqitje të mirë në sulm sot.
Nga faqja prestigjioze e vlerësimeve, “WhoScored”, Rashica u vlerësua me notën 7.3.
Ndryshe, me këtë fitore, Union Berlini ngritet në vendin e shtatë me 46 pikë, kurse Werder Bremeni ndodhet në vendin e 14-t me 30 sosh./FrontOnline/