×
  • Lajme
  • Lajme

    Pavarësisht arritjes së marrëveshjes, punëtorët e Telekomit ende pa paga

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Të hënën punëtorët e Telekomit protestuan para Qeverisë së Kosovës e ku vendosen edhe të hynë në grevë.

    Por pas arritjes së marrëveshjes mes Telekomit dhe kompanisë “Dardafon” me ndërmjetësimin dhe garancinë edhe nga Qeveria e Kosovës për zhbllokimin e llogarive, Sindikata e PTK-së vendosi që të pezullojë grevën.

    Ndërkohë që punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e tyre të muajit tetor.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë për KosovaPress se atyre i është premtuar që deri në fund të kësaj jave t’iu bëhen pagesat.

    Megjithëse u arrit një marrëveshje, por që atë marrëveshje Balaj thotë se nuk e kanë siguruar për të parë se çfarë përmban.

    “Menaxhmenti është zotuar që pagat do të dalin deri në fund të javës dhe se gjithashtu është duke u punuar që të kryhen pagesat dhe obligimet tjera e sidomos ato primarë që mundësojnë operimin e rregullt të ndërmarrjes. Sa i përket marrëveshjes së arritur me datën 16.11.2020m, ne nuk kemi arrit ta sigurojmë marrëveshjen, por do ta sigurojmë sepse ajo duhet të bëhet publike dhe të shihet së çfarë qëndron”, tha Balaj për KosovaPress.

    Ndërkohë që thotë se për asnjë çmim nuk do të lejojnë që siç e potencon ai të zhvatësit të paguhen me djersën e punëtorëve.

    “FSP-PTK do të dal para opinionit publik pas analizimit të marrëveshjes por e ka bërë të qartë edhe më herët por është në takimet e fundit me zyrtarët qeveritarë se përgjigjen duhet ta marrin ata për dëmet e shkaktuara në Telekom dhe me as një çmim nuk do të lejohet se zhvatësit të paguhen me djersën e punëtorëve dhe besoj që këtë e kanë të qartë të gjithë akterët. FSP-PTK do t’i mbaj të informuar mediat ne vazhdimësi për zhvillimet ne Telekom”, tha ai./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin...
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.