Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës.
Vullneti i ka thënë Rovenës se mënyra se si ajo e shpreh dashurinë ndaj prindërve, është patetike.
“Mënyra se si e shpreh ti është patetike. A ka më patetike me tregu që të mungon nëna e babai, se normal që të mungojnë. Unë s’po them problem me thënë, mënyra që ti e thua është patetike”, është shprehur ai.
Ndërkaq, Rovena i është kthyer Vullnetit, duke ia përmendur një deklaratë të tij për familjen, përcjell Klankosova.tv.
“Duhet ta shpreh si ti që thua s’dua të më vije asnjë person i familjes”, ka thënë Rovena, derisa ka shtuar se i vjen keq, që sipas saj, Vullnetit i mungon dashuria, gjë të cilën ky i fundit e ka kundërshtuar.
“Jo valla nuk më mungon dashuria, full dashuri kam, po unë nuk e shfryëzojë dashurinë e nënës e babait, për të dalur patetik”, është shprehur Vullneti.
E në momentin kur në këtë debat mes Rovenës dhe Vullnetit u përmend diaspora, ka ndërhyrë edhe Lela.
“Të gjithë këtu brenda e kemi shprehur mallin për prindër, e ty po të doket patetike, se ti nuk e ke bërë”.
“Sytë më janë tharë ta shoh mamin tim. Qysh unë kujdesem për mamin tim jashtë, nuk janë punët e tua”, është shprehur Lela.
Ndërkaq, Vullneti ka pasur një përgjigje edhe për Lelën, përcjell Klankosova.tv.
“Përderisa ti nuk ma treguar ndonjë histori se si kujdesesh, është mënyrë patetike”, ka qenë përgjigja e tij ndaj saj.