-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Patel: Do ta rikthej besimin e amerikanëve tek FBI-ja

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Kash Patel, i emëruari i presidentit Donald Trump për postin e drejtorit të FBI-së, tha të enjten se ai është udhëheqësi i duhur për agjencinë e zbatimit të ligjit, që ai tha se kishte humbur besimin e publikut dhe u tha senatorëve se do të angazhohej në kryerjen e një “procesi të duhur dhe transparent” nëse do konfirmohej nga Senati.

    Në seancën e tij të konfirmimit, Patel ishte i përgatitur për pyetjet thellësisht skeptike të demokratëve të Senatit në lidhje me besnikërinë e tij ndaj Presidentit dhe shprehu dëshirën për të përmirësuar FBI-në. Ai është një mbështetës besnik i Trump, i cili, përpara se të emërohej për të udhëhequr FBI-në, e kritikoi atë për hetimet ndaj presidentit dhe tha se rebelët e 6 janarit u keqtrajtuan nga Departamenti i Drejtësisë.

    Senatori Dick Durbin, demokrati më i lartë në Komisionin Juridik të Senatit, tha se FBI-ja është kritike në mbajtjen e Amerikës të sigurt nga terrorizmi, krimi i dhunshëm dhe kërcënimet e tjera, dhe vendi “ka nevojë për një drejtor të FBI-së që e kupton peshën e këtij misioni dhe është gati që në ditën e parë, jo dikush që konsumohet nga ankesat e tij personale politike.”

    Patel u emërua në nëntor për të zëvendësuar drejtorin e atëhershëm Christopher Wray, i cili drejtoi agjencinë kryesore federale të zbatimit të ligjit në vend për më shumë se shtatë vjet, por u detyrua të largohej nga puna në të cilën presidenti Trump e kishte emëruar në mandatin e tij të parë.

    Ish-ndihmësi i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin dhe ish-prokurori federal që shërbeu në administratën e parë të presidentit Trump, Kash Patel ka alarmuar kritikët me retorikën e tij në dhjetëra podkaste dhe libra që ai i ka shkruar, duke treguar mbështetje të hapur për Trump dhe ka sulmuar vendimet e agjencisë që tani si dëshiron ta drejtojë.

    Ai gjithashtu ka identifikuar emra zyrtarë që ai beson se duhet të hetohen.

    Në një intervistë të vitit të kaluar, ai tha se nëse do të bëhej drejtor i FBI-në, do të “mbyllte” ndërtesën ku ndodhet selia e saj në Uashington dhe “do ta rihapte ditën tjetër si një muze të ‘shtetit të thellë’”.

    “Dhe unë do të merrja 7000 punonjësit që punojnë në atë ndërtesë dhe do t’i dërgoja nëpër Amerikë për të ndjekur kriminelët. Shkoni bëhuni policë”, shtoi ai.

    Në një artikull në gazetën Wall Street Journal të botuar të mërkurën, Kash Patel nuk përmendi disa nga komentet dhe kritikat e tij më të ashpra ndaj FBI-së, përveçse tha se koha e tij si punonjës i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte të metat e hetimit nga FBI-së të lidhjeve të Trump me Rusinë kishte treguar se si “Fuqia e pafund e FBI-së mund të shpërdorohej.”

    “Unë drejtova hetimin që zbuloi se Ligji për Mbikëqyrjen e Informacioneve të Huaja të Zbulimit, një mjet që më parë e kisha përdorur për të kapur terroristët, ishte përdorur në mënyrë të paligjshme për të spiunuar kundërshtarët politikë”, shkroi ai. “Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe minon besimin e publikut”./VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shkurt 2025
    Gjermanët sot do iu drejtohen kutive të votimit, pas një fushate zgjedhore intensive të dominuar nga ekonomia e lëkundur e vendit të...
    Bota/Rajoni23 Shkurt 2025
    Sot, Shqipërinë do e vizitojë presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri...
    Bota/Rajoni23 Shkurt 2025
    Një skiator britanik është gjetur i vdekur në fund të një shkëmbi pranë vendpushimit të skive Avoriaz në Alpet franceze, kanë konfirmuar...
    Të tjera
    Lajme22 Shkurt 2025
    Sot u nda nga jeta historiani Ibrahim Çitaku. Lajmin për ndarjen nga jeta e bënë të ditur shkrimtari Bedri Tahiri dhe gazetari...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu e bore. Era...
    Vip22 Shkurt 2025
    Një moment dramatik u zhvillua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Egli, e rënduar emocionalisht, shpërtheu në lot dhe kërkoi...
    Bota/Rajoni22 Shkurt 2025
    Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth mesnatës, në...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Ish-ministri njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për mundësitë dhe sfidat që ka Kosova...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Paneli Zgjedhori për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka marrë tre vendime në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.