×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Patatet e skuqura, armiku numër një i dietës, por jo vetëm për shkak të kalorive!

    FrontOnline
    28 Maj 2021

    Mund të jenë të shijshme, por patatet e skuqura apo çipsat, janë një fajtor i rregullt për shtimin e peshës. Një studim i botuar në ‘New England Journal of Medicine’, zbuloi se patatet e skuqura ishin ushqimi numër një i lidhur ngushtë me shtimin e peshës. Studiuesit nga Harvard, të cilët kryen studimin, ndoqën peshën e rreth 120,000 pjesëmarrësve për një periudhë prej katër vjetësh. Mesatarisht, pjesëmarrësit morën 1.5 kilogramë në atë periudhë kohore, dhe ky ndryshim peshe katërvjeçare lidhej kryesisht me marrjen e patateve të skuqura, të cilat ishin fajtori kryesor për peshën totale të fituar me 0.76 kilogramë.

    Pse patatet e skuqura?

    Ashtu si shumica e mezeve, patatet e skuqura mund të jenë shumë të larta në kalori, veçanërisht nëse njerëzit shpesh hanë racione të mëdha”, thotë nutricionistja Lauren Manaker, themeluese e këshillimit virtual “Nutrition Now Counselling”. Manaker vëren se fakti që patatet e skuqura janë shumë kalorike nuk është arsyeja e vetme pse ky ushqim është “më” i dëmshëm. Arsyeja qëndron gjithashtu në faktin se është “ngjitëse” kur i kafshon dhe shumica e njerëzve hanë më shumë sesa duhet.

    “Një racion numëron rreth 18 copë patate të skuqura. Sipas përvojës sime, rrallë dikush ha 18 copa, veçanërisht nëse kanë një pako familjare përpara. Patatet e skuqura na çojnë drejt ngrënies ‘pa mend’, kështu që është një rival i mbrapshtë për dietat dhe ushqimin e shëndetshëm”, thotë ajo, duke shtuar se nëse keni patate të skuqura ose nachos, keni edhe salcë, e cila është vetëm një marrje shtesë e kalorive./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Sport27 Nëntor 2024
    Pep Guardiola po përjeton një seri të paprecedentë të keqe në bankinën e Manchester Cityt, pasi Qytetarët nuk mundën askënd në nëntor...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Pasi qëndruan në ambientet e komisariatit për disa orë, janë lënë të lirë 21 protestues të ndaluar nga policia në protestën e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Siç e dimë të...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Një person i maskuar ka kryer një grabitje në një market në rrugën “Gjergj Fishta” në Pejë. Policia ka njoftuar se nën...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga homologu i...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline, thotë se kur ai ishte ushtarë, në katundet e tyre kishte më shumë armatim, se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.