Jack Ma, themeluesi i gjigantit të teknologjisë së tregtisë elektronike “Alibaba”, mbajti statusin e manjatit më të pasur kinez këtë vit.
Falë pandemisë së koronavirusit, blerjet në internet dhe ofrimi i shërbimeve të tjera përmes internetit janë rritur, gjë që ka rritur më tej pasurinë e tij, sipas hulumtimit të botuar të martën, raporton “Beta”, duke iu referuar AP-së.
Pasuria e Ma-së u rrit me 45 për qind gjatë vitit 2019, në 58.8 miliardë dollarë, sipas Institutit të Kërkimeve Hurun, i cili monitoron vendet e pasura.
Ma Huateng, themeluesi i “Tencent”, i cili përfshin rrjetin popullor të mesazheve “WeChat”, është në vendin e dytë me 57.4 miliardë dollarë, dhe pasuria e tij është rritur me 50 për qind.
Në vendin e tretë është Zhong Shanshan, themeluesi i markës popullore kineze të ujit në shishe “Nongfu Spring”, me 53.7 miliardë dollarë.
Rritja e vlerës së aksioneve u krijua nga një mesatare prej pesë sipërmarrësve të rinj kinezë, të cilët bënë një fitim prej të paktën një miliard dollarë çdo javë gjatë vitit të kaluar, tha themeluesi i “Hurun”, Rupert Hoogewerf.
“Bota nuk ka parë kurrë kaq shumë pasuri të krijuar vetëm brenda një viti”, tha ai.
“Sipërmarrësit kinezë dolën shumë më mirë sesa pritej. Pavarësisht COVID-19, ata përjetuan një kërcim rekord”, shtoi Hoogewerf.
Ndër drejtuesit e biznesit që ranë në listën e të pasurve është Ren Zhengfei, themeluesi i gjigantit të teknologjisë kineze “Huawei”.
Kontrollet e eksportit amerikan të imponuara në konflikt me Pekinin kërcënojnë të dëmtojnë shitjet e telefonave inteligjentë dhe pajisjeve të komunikimit të “Huawei-t”.
Pasuria neto e Renos ra për 10 për qind, në 2.8 miliardë dollarë, sipas “Hurun”