Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi, i janë bllokuar xhirollogaritë bankare në Bankën për Biznes dhe bankën Ekonomike, siç thuhet në komunikatë dërguar mediave për shkak të mos përditësimit të të dhënave nga këto dy banka.
Si pasojë i bllokimit të xhirollogarive, kompania ka njoftuar se nëse nuk kryhet shërbimi deri në orën 15 dita e sotme, nga nesër do të hynë në grevë dhe nuk do të kryejnë shërbimin ndaj konsumatorëve.
Njoftimi i plotë:
Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar Xhirollogaritë Bankare ne Bankën për Biznes dhe Banken Ekonomike me te cilat kryen shërbime bankare.
Kjo vjen si rezultat i mospërditësimit te të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes. Kompania “Pastrimi”, ka dorëzuar me kohe dokumentacionin/kërkesën ne Ministrinë e Tregtisë konkretisht ne ARBK për përditesim.
Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se nëse nuk zhbllokohen xhirollogaritë bankare ne këto banka dhe të bëhet ekzekutimi i pagave për punëtoret e Kompanisë “Pastrimi”, sot deri ne ora 15:00 nga dita e nesërme me dt. 02.02.2021 nuk do te kryhet shërbimi i grumbullimit dhe largimit te mbeturinave po ashtu punëtorët e kësaj kompanie do te hyjnë ne grevë.
Me respekt,
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë