×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pastrim rrënjësor i organizmit, çfarë të bëni dhe kur?

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për të hequr toksinat nga trupi është gjithmonë e mirëpritur dhe sa më e thjeshtë mënyra aq më e përshtatshme është që të ndiqet.

    Kjo mënyrë e thjeshtë që do t’ iu sjellim quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar shëndetin. Ky pastrim arrihet nëpërmjet disa mënyrave:

    • duke mos ngrënë për një fashë të caktuar orari
    • duke pirë lëngje frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës
    • duke përdorur laksativë të ndryshëm për të pastruar zorrën e trashë etj.

    Programe pastrimi ka nga më të larmishmet dhe hapi i parë është kufizimi i fortë i kalorive që nënkupton se rënia nga pesha është e mundur falë tyre por për një periudhë afat-shkurtër. Sipas ekspertëve, nëse doni të jetoni shëndetshëm dhe të dobësoheni, kujdesuni për mëlcinë.

    Programet e pastrimit dhe rënia nga pesha

    Siç e thamë edhe më herët, një program tipik pastrimi është premtues për rënien nga pesha por nuk është i shëndetshëm. Së pari, rënia nga pesha është e shpejtë por zgjat pak. Arsyeja është shumë e thjeshtë, programe të tilla të pastrojnë organizmin por të shterojnë energjitë dhe njeriu bie në kurthin e rënies së shpejtë nga pesha vetëm për ta marrë atë në pak ditë.

    Kategoritë e programeve të pastrimit

    Programet drastike të pastrimit ndahen në tre kategori:
    • Pastrim nëpërmjet lëngjeve
    • Pastrim të zorrës së trashë,
    • Pastrim nëpërmjet eliminimit të disa ushqimeve

    Programi i parë kryhet nëpërmjet lëngjeve të frutave dhe perimeve. Ai mund të mbahet në një, dy, disa ditë apo javë. Në këtë program, njeriu pi vetëm lëngje dhe asgjë tjetër.

    Programi i dytë mund të kërkojë edhe suplementë apo laksativë për të pastruar me themel zorrën e trashë. Metodat e pastrimit të saj janë të shumëta por më ekstremja është ajo që kërkon injektimin e sasive të mëdha të ujit, barishteve dhe kafesë që ose përdoren për shpëlarjen e zorrës së trashë ose lejohen të qëndrojnë aty për një minutazh të caktuar. Gjithësesi kjo metodë është shumë ekstreme dhe jo e mbështetur shkencërisht. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha.

    Programi i tretë është që në një ose disa ditë të caktuara të hiqni dorë nga një ose disa kategori ushqimesh, siç është bulmeti apo soja. Kjo rekomandohet sidomos për ushqime që kanë tendencën të shkaktojnë probleme me zorrën e trashë. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha. Ekspertët thonë se programe të tilla shoqërohen me shumë rreziqe të shtuara dhe mënyra më e shëndetshme, më e saktë dhe më e duhur për rënien nga pesha është ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Sipas tyre, rruga drejt rënies nga pesha nuk ka shkurtime. /Living/

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Liam Payne tentoi të arratisej nga hoteli i tij duke përdorur ballkonin. Stafi i hotelit e dinte që ai po planifikonte ta...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gurthemeli i një nënstacioni policor të ri në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me të cilën ministri Faton Peci mburrej më së shumti u...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti është akuzuar nga disa prej banorëve për fshehjen e rrobave. Anisa po insistonte të dinte nga Gjesti nëse ia kishte fshehur...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Komuna e Podujevës ka ndriçuar zyrat e saj me ngjyrë portokalli në hapjen e fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela ka biseduar me Vullnetin dhe Arionin mbi situatën me Gjestin. Ajo thotë se është ndjerë e provokuar, dhe aspak s’është ndjerë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.