×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasojat që lë tek viktimat ngacmimi seksual

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Në shumicën e rasteve viktimat e ngacmimit seksual nuk e lajmërojnë rastin në Polici, kjo për arsye se kanë frikë se do të paragjykohen nga shoqëria.

    Këtë e thotë për Front Online, psikologja Antigona Qenaj-Sejdiu

    Ajo për Front Online ka thënë se viktimat e ngacmimeve seksuale kanë friken e paragjykimit nga shoqëria dhe nuk do ta kenë përkrahjen e tyre.

    Pjesa e ngacmimeve verbale shumë shpesh konsiderohet si diçka e thjeshtë, ndoshta viktima është tmerrësisht e lënduar, por për shkak të rrethit, mendon që nuk do ta kuptojnë rrethi, do ta paragjykojnë dhe nuk do ta mbështesin. Viktima mund të jetë e frikësuar dhe meqenëse është temë e cila ka të bëjë më pjesët intime të viktimës, prandaj hezitojnë të flasin dhe të kërkojnë ndihmë. Mandej ka të bëjë edhe mentaliteti i shoqërisë tonë, e që nuk jemi përkrahës”, ka thënë ajo për Front Online.

    Psikologja Antigona Qenaj-Sejdiu thotë se ngacmimet seksuale mund të ndikojnë negativisht në gjendjen shëndetësore tek viktimat. Mund të shfaqen simptoma të cilat nuk e lejojnë që viktima të vazhdojë sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

    Viktima duhet të marrë trajtim psikologjik meqenëse kjo shkakton traumë. Këto raste kanë nevojë për trajtim psikologjikë, sado që familja mundet me qenë përkrahëse ,apo viktia të marrë ndihme nga institucionet e ndryshme, prapë trajtimi psikologjikë është shumë i nevojshëm në këto raste që t’i parandaloj pasojat e se ardhmes por edhe të së tashmes”, ka pohuar ajo për Front Online.

    Tutje ajo tregon se viktimat e këtyre rasteve vuajnë nga pagjumësia, vuajnë nga stresi dhe probleme të tjera psikologjike.

    Traumat dinë me qenë me pasoja afatgjate të cilat nëse nuk trajtohen mund të ndikojnë në gjendjen psikologjike të personit. Ata mund të vuajnë prej stresit postraumatik për shkak të ngacmimeve mund të kenë probleme me gjumin, probleme me ankthin deri në depresion apo edhe në vetëvrasje”, thotë ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kryeministri polak, Donald Tusk, shprehu shqetësimin se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane do të ketë pasoja të rënda për...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur në Budapest për zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së për herë të dytë. Rama...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Gazetari Valon Syla në një postim së fundi flet për tri sondazhe të kryera gjatë këtij viti, ku sipas tij, për gjashtë...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë njoftim për afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet për Kuvendin...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban për mikpritje. E para e vendit ndodhet në Budapest në kuadër...
    Sport07 Nëntor 2024
    Djelmoshat e 2 Korrikut kanë arritur ta shkruajnë historinë. Kategoria U 19 është në mesin e 10 skuadrave më të mira të...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Një ide brenda ekipit të presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës së Rusisë përfshin shtyrjen e...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Shukri Buja gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se Kadri Veseli kur ishte në pozitën e shefit të Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ)...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se Ahmet Istrefi, anëtar i tyre, ka vdekur në vetaksidentin që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.