Jessie J zbuloi se pësoi një humbje të shtatzënisë.
Sot, këngëtarja 33-vjeçare ndau në një postim emocionues në Instagram se kishte “vendosur të lindte një fëmijë vetë” dhe së fundmi shkoi në skanimin e tretë ku i thanë se “nuk kishte më rrahje zemre. ”
“💔 Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë ‘seriozisht por si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë. Dje pasdite kisha frikë nga mendimi për të kaluar koncertin pa qarë, Pasi shkova për skanimin tim të tretë dhe më thanë se nuk kishte më rrahje zemre…”, ka shkruar këngëtarja.
Jessie vazhdoi, “Këtë mëngjes. Ndihem sikur nuk kam kontroll mbi emocionet e mia. Mund të pendohem që e postova këtë. Mund edhe jo. Në fakt nuk e di. Ajo që di është se dua të këndoj sonte. Jo sepse po e shmang pikëllimin apo procesin, por sepse e di që të këndoj sonte do të më ndihmojë. Unë kam bërë 2 shfaqje në 2 vjet dhe shpirti im ka nevojë për këtë. Edhe akoma më shumë sot. E di që disa njerëz do të mendojnë se ajo thjesht duhet ta anulojë. Por në këtë moment e kam të qartë një gjë. Kam filluar të këndoj që e ri, për gëzimin, për të mbushur shpirtin tim dhe terapinë e dashurisë ndaj vetvetes, që nuk ka ndryshuar kurrë dhe unë duhet ta përpunoj këtë sipas mënyrës sime”, tha artistja.