×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasiguria në shkolla/ Në 2022-ten u shënuan 83 raste të posedimit të armës zë zjarrit dhe armës së ftohtë

    Aulona Konjuhi
    14 Maj 2023

    Aksionet e shpeshta të policisë në shkollat e Kosovës të cilat po rezultojnë me konfiskimin e armëve, thikave e mjeteve të tjera, po tregon gjendjen shqetësuese të sigurisë së nxënësve në shkolla.

    14 armë të zjarrit dhe 69 raste të posedimit të armës së ftohtë janë raportuar vetëm gjatë vitit 2022 në shkolla.

    Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Policia e Kosovës.

    Policia ka njoftuar se gjatë 2022-tës në shkollat janë raportuar 354 raste duke përfshirë këtu lëndimet, posedimin e armës së zjarrit dhe armës së ftohtë, posedimin e sendeve të rrezikshme si dhe kanosjet dhe sulmet.

    “Gjatë vitit 2022 në shkolla kanë ndodhur 148 raste të lëndimit të lehtë trupor, 14  lëndim i rëndë trupor, 14 raste të posedimit të armës së zjarrit, 69 raste të posedimit të armës së ftohtë, 4 raste posedim i sendeve të rrezikshme, 59 kanosje si dhe 46 raste të sulmeve”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga policia për Front Online.

    Nga ky institucion kanë thënë se qëllimi kryesor i policisë është parandalimi i incidenteve në shkolla.

    Ky është plani i cili policia ka paraparë për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese.

    “Qëllimet kryesore që policia ka synuar dhe synon t’i arrijë ndër të tjera janë edhe: krijimi i një klime më të sigurt për nxënësit, personelin arsimor në të gjitha nivelet arsimore, bashkërendimi i aktiviteteve ndër-institucionale, parandalimi dhe zvogëlimi i incidenteve në shkolla dhe objektet ne rrethinën afër shkollave”.

    “Plani parasheh parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar si dhe marrjen e masave ndaj personave që nuk janë nxënës, e që sillen afër shkollave dhe në hapësirat e shkollave”, thuhet në përgjigjen e policisë.

     Kreu i SBASHK-ut: Nxënësit të pa sigurt në shkolla, institucionet të veprojnë

    Për gjendjen e sigurisë së nxënësve në shkolla kanë folur për Front Online edhe njohësit e arsimit.

    Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj po thotë se aspak nuk ka siguri në shkollat e Kosovës.

    Jasharaj tha se kjo situatë duhet të ndryshohet.

     “Ne e kemi ngritur zërin vazhdimit se shkollat në Kosovë nuk janë të sigurta qoftë në aspektin e nxënësve ashtu edhe tek mësimdhënësit ngase e kanë humbur antonominë dhe mund të hyjë dhe të dalë kush të dojë. Shumë gjëra duhet të ndryshohen në këtë aspekt”, thotë Jashraj.

    Ai thotë se institucionet duhet t’i kthejnë shkollave antonominë që të ndihen të mbrojtura.

    Jasharaj ka një thirrje për MASHT-in dhe policinë për ofrimin e sigurisë së nxënësve.

    “Të ulën SBASHK-u dhe Ministria e Arsimit dhe institucionet e sigurisë që të bëjmë planifikime të duhura që shkollat të ndihen të sigurta. Shumë shpesh ka ndodhur të ketë rrahje, therje me thikë që kanë përfunduar në gjendje të rëndë nxënësit. Institucionet duhet të ia kthejnë shkollave antonominë dhe të ndihen të mbrojtura që mos mund të hyja askush kur t’i tekët”, u shpreh Jasharaj për Front Online.

    Qehaja: Mosreagimi në parandalim të dhunës në shkolla, përshkallëzon situatën deri në fatalitet

    Edhe eksperti i Arsimit nga Instituti i Arsimit “EdGuard”, Rinor Qehaja ka një mendim lidhur me sigurinë e nxënësve në shkolla.

    Ai ka thënë se mos reagimi i parandalimi të dhunës në shkolla, përshkallëzon situatën deri në fatalitet.

     “Mos reagimi në parandalim të dhunës në shkolla mund shumë lehtë të përshkallëzohet deri ne fatalitet. Dhuna në shkolla ka trajta të ndryshme, dhe reagimi duhet të jetë shumë individual për secilin rast – për këtë nevojitet një komunitet i përkushtuari shkollës që ka përkrahje institucionale”, theksoi Qehaja për Front Online.

    Qehaja thotë se ka disa faktorë që ndikojnë që shkollat të jetë të sigurta.

    Eksperti i arsimit ka dhënë një ide se si të rritët siguria e shkollave në Kosovë

    “Ka disa faktorë që bëjnë një shkollë më të sigurt, dhe ka plot shkolla në vend që kanë dëshmuar që kjo është e arritshme. Mirëpo duhet të kuptojnë që problemi nuk është i kufizuar dhe as nuk zgjidhet nga një hisedarë vetëm, duhet një përfshirje konsistente dhe e strukturuar nder institucionale në të gjitha nivelet do te rriste sigurinë”, thotë Qehaja.

     Drizan Shala: Situata e sigurisë në shkollat e Kosovës është alarmante, mund të ndodhin raste si në Serbi

    Situata e sigurisë në shkollat e Kosovës është alarmante.

    Kështu po e vlerëson, eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala gjendjen e shkollave.

    Shala ka thënë se armët ilegale janë dukuri tejet shqetësuese në vend.

    “Situata në shkollat e Kosovës është alarmante sepse nëse e marrim info në lidhje më armët ilegale në Kosovë mund të themi që situata më këtë dukuri është tejet shqetësuese sepse sipas raporteve të ndryshme nga organizatat ndërkombëtare janë dhëne shifra që kemi mbi 200.000 arme të kalibrave të ndryshme në duart e qytetarëve në formën ilegale”, tha Shala.

    Eksperti i sigurisë ka përmendur edhe rastet e fundit të ndodhura në Beograd të vrasjeve të nxënësve me armë në shkolla.

    Ai tha se e njëjta situatë mund të ndodhë edhe në Kosovë.

    Sipas tij, MASHT-i ka mbetur pa qasje në parandalimin e këtyre rasteve.

    “Rastet sikur në Beograd në rrethanat shoqërore në Kosovë gjasat janë që të ndodh nëse nuk reagojmë. MPB s’ka ndonjë strategji se si ti qaset situatës më këtë dukuri pavarësisht tendencës për të zbatuar kampanje të tilla. Ministria e Arsimit gjithashtu ka mbetur pa as një qasje në parandalimin e krizave të tilla shoqërore në sistemin arsimor”, u shpreh Shala për Front Online.

    Policia e Kosovës në fillim të çdo viti shkollor ka thënë se harton dhe aktivizon Plane Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe ngritjes së nivelit të sigurisë. Po ashtu edhe nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventive në vazhdimësi realizon projekte të ndryshme sensibilizuese dhe parandaluese në shkolla.

    Ndryshe, dy raste të rënda të njëpasnjëshme pikërisht në shkolla kanë ndodhur javën e kaluar në Serbi.

    Ky shtet e ka rritur praninë e policisë në shkollat anembanë vendit, pas dy rasteve të vrasjeve masive javën e kaluar, që lanë 17 persona të vrarë dhe mbi 20 të tjerë të plagosur. Këto dy raste ndodhën brenda 48 orëve.

    Më 3 maj, një i dyshuar 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në Beograd, duke vrarë tetë bashkënxënës dhe një roje sigurie dhe duke plagosur gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues.

    Dy ditë më vonë, një tjetër vrasje masive ndodhi në Serbi.

    Të paktën tetë njerëz u vranë dhe 14 u plagosën më 5 maj pasi një person i armatosur hapi zjarr nga një makinë drejt këmbësorëve në disa fshatra pranë Mlladenovacit, 50 kilometra në jug të Beogradit.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video të radhës lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen idetë për ndarjen e territoreve,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. Pas kthjellimeve në fillim të javës, në pjesën e dytë po shfaqen...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër seanca pritet të mbahen nga e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjesti po mendon se Xheneta ka pëlqim për një tjetër burrë brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kështu i tha ai...
    Sport23 Nëntor 2024
    KH Rahoveci ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup....
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një...
    Vip23 Nëntor 2024
    Një përplasje e ashpër ndodhi mes Xhenetës dhe Anisës. Madje kjo e fundit ia kapi fjalët, e me këtë veprim nuk u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.