Aeroporti i Prishtinës ka parë një rritje të aterrimeve nga Zvicra pasi autoritetet atje u dhanë fund kërkesave të detyrueshme të karantinës për ata që udhëtojnë nga Kosova.
“Më 2, 3, 4 dhe 5 tetor kishim mbi 20.063 udhëtarë gjatë mbërritjes dhe nisjes. Prej tyre, 12.500 pasagjerë, si dhe 78 nga 146 fluturime ishin nga Zvicra”, tha zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.
Numri i fluturimeve nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas po rritet. Chair Airlines tani po fluturon deri në tre herë në ditë në relacionet Cyrih-Prishtinë. Nga ana tjetër, Enter Air po mban katër fluturime javore nga Bazeli për në Kosovë, shkruan “EX-YU Aviation”.
“Në javët e fundit, kërkesa për udhëtim në shtëpi nga Zvicra është rritur. Tani po përpiqemi ta plotësojmë këtë kërkesë sa më mirë që të jetë e mundur”, tha Leyla Ibrahimi, drejtoresha e operatorit turistik “Air Prishtina” dhe aksionare e Chairs Airlines.