Fifi ka muaj prej kur është duke e shijuar lidhjen e saj me Adis Patushin.
Së fundi ajo u komentuar rreth një deklarate të bërë drejt partnerit të saj, shkruan lajmi.net.
Gazetarja, Zhaklin Lekatari, kishte reaguar ndaj postimit të këngëtares, ku sipas saj ndjehej e neveritur nga deklaratat e saj, të cilat janë mësim jo i duhur për vajzat e vogla.
“Mirëmëngjesi Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, tha Zhaklina.
E pas kësaj deklarate reagoi Fifi me anë të një video-live në ‘Instagram’, ku u sqarua me lot në sy se ka nevojë për energji pozitive.
Sot, Fifi, ka paralajmëruar se po vjen me një bashkëpunim të ri, por që mbishkrimi tek imazhet e fundit mori sërish vëmendje.