Aktori i Hollivudit, Ashton Kutcher, pasi shprehu mbështetjen për Ukrainën, atdheun e gruas së tij, iu drejtua ndjekësve në Twitter dhe tha se po u tregonte të njohurve të tij në Rusi se mediat e tyre po i gënjejnë për pushtimin aktual.
Ashton Kutcher ka shprehur pak ditë më parë mbështetjen e tij për Ukrainën, atdheun e gruas së tij Mila Kunis. Mesazhi i tij ishte i thjeshtë: “Unë qëndroj pranë Ukrainës”, shkroi ai në një postim në Twitter të enjten.
Pas postimit të parë në Twitter, ai postoi sërish në të njëjtin rrjet dhe dërgoi një mesazh në gjuhën ukrainase dhe angleze.“Një njoftim për rrjetet sociale: Nëse njihni dikë nga Rusia, telefononi dhe thuajini se mediat e tyre po e gënjejnë”, ka shkruar aktori.
“Ukraina nuk dëshiron të luftojë, thjesht nuk dëshiron qeverinë e Putinit dhe nuk dëshiron të pushtohet”, shtoi ai. Bashkëshortja e Kutcher, Mila Kunis nuk ka komentuar ngjarjet në vendlindjen e saj, por bashkëshorti i saj ka thënë qartë se në anën e kujt ishte.
Aktorja e njohur ka lindur në Ukrainë, në qytetin Chernihiv, i cili në atë kohë ishte pjesë e BRSS, dhe si vajzë ajo u transferua në Shtetet e Bashkuara me prindërit dhe vëllain e saj./FrontOnline/