Një person i gjinisë mashkullore ka sulmuar fizikisht nënën dhe vajzën e tij në Gjakovë.
Viktimat kanë pranuar edhe trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i PK-së:
DHUNE FAMILJARE/Gjakovë, 03.11.2020-18:30. Raportohet se i dyshuari mashkull Kos. ndodhet ne arrati , ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra Kos. ( nënën dhe vajzën e tij). Viktimat kane pësuar lëndime trupore dhe te njëjta kane pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.