Gjatë ditës së djeshme nëna e Rita Orës, Vera Ora kishte bërë një postim qesharak në rrjetet sociale ku kishte thënë se kërkon burrë për vajzën e saj të madhe, Elenën
E teksa ajo e ka bërë këtë gjatë ditës së djeshme duke thënë se Elena është gati për martesë.
“Qe një çikë gati, di të qes çaj, zbritje deri në vikend”, ka shkruar ajo me humor.
Por, sot Elena ka treguar se është një bukuroshe teksa ka pozuar në rërën e zezë të Hawaiit, ku po qëndron në pushime bashkë me Verën dhe motrën e saj Ritën.
“Parajsa në rërën e zezë”, ka shkruar Elena teksa ajo ka të veshur bikine të zeza.