×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi iu bllokuan xhirollogaritë bankare, KRM “Pastrimi” në Prishtinë paralajmëronë grevë

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Pasi iu bllokuan xhirollogaritë bankare, KRM “Pastrimi” në Prishtinë paralajmëronë grevë

    KRM “Pastrimi” SH.A- Prishtinë në një komunikatë për media kanë paralajmëruar që do të mbajnë grevë, pasi u janë bllokuar xhirollogaritë bankare.

    Asosacioni PAMKOS, ka kërkuar prej institucioneve përgjegjëse që menjëherë të zhbllokohen xhirollogaritë e KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë.

    Komunikata e plotë:

    Përkundër sfidave të mëdha financiare dhe kushteve të vështira të operimit, sot kompanisë regjionale të mbeturinave KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë i janë bllokuar xhirollogaritë Bankare ne Bankën për Biznes dhe Banken Ekonomike me të cilat kryen shërbime bankare.

    E indinjuar prej situatës së krijuar si rezultat i mospërditësimit te të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes, Asociacioni PAMKOS kërkon prej institucioneve përgjegjëse dhe menaxhmentit të institucioneve bankare që të adresohet me prioritet kjo çeshtje dhe të zhbllokohen menjëherë xhirollogaritë e KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë duke marrë në konsideratë faktin që dokumentacioni dhe kërkesa në Ministrinë e Tregtisë konkretisht në ARBK për përditësim është dorëzuar me kohë prej anës së KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë.

    Përmes njoftimit publik prej KRM “Pastrimi” Prishtinë, në rast se nuk merret në konsideratë kjo çeshtje dhe të bëhet zhbllokimi i xhirollogarive bankare në këto banka brenda ditës së sotme, si rezultat i së cilës nuk mund të bëhet ekzekutimi i pagave për punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” atëhere nga dita e nesërme me dt. 02.02.2021 kompania do të ndërpresë shërbimin e grumbullimit dhe largimit te mbeturinave po ashtu punëtorët e kësaj kompanie do të hyjnë në grevë.

    “Eshtë me rëndësi që byrokracitë administrative të mos penalizojnë operimin e ndërrmarrjeve publike të bartjes dhe largimit të mbeturinave. Nëse nuk merren masat e menjëhershme për zhbllokimin e llogarive bankare të KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë, mbeten pa paga rreth 700 punëtorë të kësaj kompanive dhe greva e paralajmëruar sjell pasoja në ruajtjen e shëndetit publik si efekt i moskryerjes së rregullt të shërbimit të largimit të mbeturinave”- thekson në fund Asociacioni PAMKOS.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Të tjera
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.