Ismet Kryeziu i KDI’së ka reaguar pasi ish-deputeti Gani Geci i tha se “Me ty merrem unë”. Kjo për shkak se Kryeziu gjatë ditës tha se cika e Gecit keqpërdori foltoren e Kuvendit.
Ai ka thënë se për 20 vjet nuk është marrë asnjëherë me askënd. Derisa të tjerët janë marrë me të. Ndërkohë që duke aluduar në Gecin ka thënë se “ E rëndësishme për mua janë fenomenet dhe jo individët”.
Kryeziu ka thënë se deputetëve duhet t’u ndalohet që të flasin për vrasje, sepse, sipas tij, është irrituese për qytetarët.
Reagimi i tij vjen pasi deputetja e LDK-së, Marigona Geci nga foltorja e Kuvendit foli për vrasjet politike në Kosovë.
Por, Kryeziut i ka reaguar menjëherë babai i deputetes, Gani Geci-ish deputet i LDK-së.
Geci i ka thënë Kryeziut se me të dhe burrat si ai merret personalisht.
Kryeziu: Boll e keni keqpërdor foltoren
Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se deputetët e kanë keqpërdoru foltoren e Kuvendit.
“Boll ma e keni keqpërdor foltoren dhe i keni irrituar qytetarët, shkoni dëshmoni në gjykatë Speciale dhe lejani këtë punë drejtesisë. S’jeni ju as të drejtit e as ata që vendosni drejtësi. Irrituese jane keto fjalime per qytetaret. E verteta e dalë nga shoshitja e drejtesisë se paanshme, do të jete themeli për paqe të perhershme, e jo fjalimet tuaja!”, ka shkruar Kryeziu.
Geci: Me ty merrem unë
Ish-deputeti nga LDK’ja, Geci, në reagimin e tij ka thënë Kryeziut se me të merret ai personalisht.
“Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë. Unë të njoh mirë ty besoj se edhe ti mua më njeh. Besa unë i njoh edhe krejt këta burrat që merren me politik që 30 vjet e këndej edhe ata që kanë luftu kundër Serrbisë që 30 vjet e këndej i njoh edhe ata që i kanë zhvat fondet e qytetarëve të Republikës së Kosovës ne emër të OJQ-ve i njoh”, ka thënë Geci.