Balerini shqiptar njëherish fituesi i çmimit të BBV sot ka qenë i ftuar në emisionin “Open”.
Iliri ka treguar se si po ndihet tani pasi po përjeton suksesin e tij jashtë.
Ai ka treguar se çfarë ka bërë gjatë këtyre tri ditëve.
“Kam qëndruar me mamin dhe babin, nuk kam lëvizur shumë, kam dalë veç sa për t’i blerë mamit ilaçe dhe për të përshëdetur disa njerëz, ajo që kam përjetuar ka qenë e jashtëzakonshme, nuk ka shans të ecësh një metër e të mos përqafohesh nga njerëzit, kjo gjë kjo dashuri që kam marrë është ajo për të cilën kam ardhur, për të cilën erdha për të cilën pranova ftesën, dhe siguritsht në ditët në vijim do ta perceptoj më mirë, sespe sinqeristh kam ndjerë se isha shumë i izoluar”, u shpreh balerini shqiptar.