Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e artë në Europianin e xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Distria është kampione në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo në finale është dashur të përballur me ukrainasen Daria Bilodid. Por Bilodid hoqi dorë nga meçi për shkak të një lëndimi.
Pas këtij suksesi ka regaguar trajneri më i mirë në histori të sportit tonë, Driton Kuka.
“Kampione Evopianeeeeee…
Distria Krasniqi 48 Kg
Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë, na sdijmë ndryshe!
Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka në Facebook.