Selim Selimi, zyrtar i AAK’së, ka thënë se e vlerëson vendimin e dorëheqjes nga posti i mandatit të deputetit prej zyrtarit tjetër të kësaj partie, Daut Haradinajt, në mënyrë që t’ia lirojë postin Shemsedin Dreshajt.
Selimi, me anë të ‘Facebook-ut, ka thënë se mandati ndaj Dreshajt, i cili me profesion është mjek, vjen në kohë pandemie.
“Dauti ka vendos një standard të ri në përfaqësim, duke i lënë mandatin një mjeku të shquar si Shemsedin Dreshaj, në kohë pandemie”, thuhet në postim.
Postimi i plotë:
E vlerësoj lartë aktin e dorëheqjes së mikut tim, Daut Haradinaj nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës, me qëllim që t’i përkushtohet punës në parti në prag të zgjedhjeve lokale.
Dauti ka vendos një standard të ri në përfaqësim, duke i lënë mandatin një mjeku të shquar si Shemsedin Dreshaj, në kohë pandemie. Duke e uruar për mandatin Dr. Dreshajn, jam i bindur se ai do të jetë përfaqësues i fuqishëm i mantelbardhëve në Kuvendin e Kosovës.
Tempullit të demokracisë do t’i mungojë zëri më i fuqishëm dhe i artikuluar, Daut Haradinaj.