Deri para pak kohësh, modeli më i njohur i Lamborghini po bëhet gati për pension. Nuk ka frikë sepse pasardhësi do të qëndrojë sa më konsistent me emrin e markës që përfaqëson. Gjegjësisht, pasardhësi do të marrë një motor hibrid, më saktësisht një hibrid plug-in.
Këtë e konfirmoi Rouven Mohr, tekniku i Lamborghini, duke zbuluar në një intervistë për AutoExpress se ata po përgatisin diçka të veçantë: “Për sa i përket motorit, do të jetë një hibrid plug-in, dhe për sa i përket performancës, do të jetë përsëri një hap i madh përpara, nëse mund të them kështu. Motori do të jetë i veçantë për Lamborghini. Nuk mund të hyj ende në detaje, por do të thoja se do të ketë më shumë se gjashtë cilindra dhe më pak se 12 cilindra për sa i përket motorit me benzinë”.
Është e lehtë të konkludohet se është një motor V8 ose V10, dhe shumë janë të sigurt se 5.2 V10 ekzistues do të ruhet, por me përmirësime të rëndësishme.
Ajo që është edhe më befasuese është kërcimi në performancën e makinës. Burime të paidentifikuara thonë se modeli i ri do të ketë deri në 850 kf. Në çdo rast, elektrifikimi është një sfidë e madhe për Lamborghini dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Rouven Mohr./FrontOnline/