Pasardhësi i Huracan do të arrijë nga Lamborghini në fund të vitit 2024, siç konfirmohet nga CEO i markës Stefan Winkelman.
“Në fund të vitit 2024, Huracan tërësisht i ri do të dalë në treg,” tha Winkelmann gjatë një prezantimi në media, raporton Road & Track, transmeton FrontOnline.
Winkelmann gjithashtu thekson se zëvendësimi për Huracan do të përdorë një motor hibrid plug-in. Duhet të kujtojmë se drejtori teknik i Lamborghini Rouven Mor tha në korrik 2022 se ky model do të marrë një konfigurim PHEV.
Megjithatë, CEO i Lamborghini nuk zbuloi asnjë detaj rreth motorit në deklaratën e fundit. Megjithatë, sipas pretendimeve të një personi të brendshëm anonim, pasardhësi i Huracan do të marrë një motor V8 me dy turbo./FrontOnline/