Siç qëndrojnë gjërat tani, Lamborghini mund të tregojë pasardhësin e shumëpritur të Aventador më vonë gjatw këtij viti, ndërsa shitjet e tij do të fillonin në fillim të vitit 2022. Ndryshe nga paraardhësi i tij, super vetura e re V12 do të ketë një motor hibrid dhe do të jetë gjithashtu super vetura e fundit e Lamborghini-t që përdor një motor 6.5-litërsh V12.
Super vetura e re V12 është vonuar disa herë deri më tani, pjesërisht për shkak të koronavirusit, dhe pjesërisht për shkak të dëshirës së Lamborghini për të zhvilluar teknologji hibride që do të plotësojë nevojat dhe karakterin e kësaj super makine.
Sido që të jetë, pasardhësi i Aventador do të ketë një motor V12 atmosferik 6.5 litërsh, së bashku me një element hibrid të ngarkuar me fuqi dhe efikasitet shtesë. Siç pritej, modeli i ri V12 duhet të ketë fuqi të ngjashme me Lamborghini Xian (ka 602 kW / 819 kuaj fuqi).
Ndërkohë, Lamborghini po punon për modernizimin e Urus (do të ofrohet edhe një hibrid plug-in Urus), ndërsa për 2024 ose 2025, ata po planifikojnë gjithashtu një pasues të Huracan./FrontOnline/