Drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me qëndrimin e tij për “njohje të ndërsjellë” si pikë e vetme e dialogut, tregon se ai është kundër këtij procesi.
Gjatë një konference ai ka thënë se “nënshkrimi i tij [Thaçit] me të cilin ai u zotua para BE-së për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk vlen asgjë”.
Petkoviq është pasardhës i Gjuriq në pozitën e Drejtorit të Zyrës për Kosovën e cila funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Gjuriq është tërhequr nga kjo pozitë për ta marrë pozitën e Ambasadorit të Serbisë në SHBA.