Një vozitës i një taksie u grabit dje në Lipjan.
Viktima në polici ka raportuar se gjersa ishte duke i vozitur tre pasagjerë, njëri nga ta nën kërcënim të thikës ia ka grabitur 17 euro dhe një celular, shkruan lajmi.net.
Sipas ankuesit të dyshuarit janë larguar me veturën Audi A3 me targa të Shqipërisë.
Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.