Kosova është e pavarur. Kjo është pjesa kryesore e mesazhit të kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajt, në reagimin e tij drejtuar federatës spanjolle.
Pak orë pasi reagoi Vlora Çitaku, tani edhe Hoxhaj ka thënë se janë të zhgënjyer me sjelljen destruktive të Spanjës ndaj Kosovës.
“Të zhgënjyer me sjelljen destruktive të Spanjës ndaj Kosovës edhe kur bëhet fjalë për sport. Kosova është vend i pavarur dhe sovran dhe ky fakt nuk do të zvogëlohet nga kjo lloj sjellje. Pres reagimin e duhur nga UEFA”, shkroi ai në Twitter.
Disappointed to see #Spain’s destructive behavior towards #Kosovo even when it comes to sports. Kosovo is an independent and sovereign country and this fact will not be diminished by this kind of behavior. I expect @UEFAcom to react properly.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) March 9, 2021