“Front Online” raportoi sot përmes një videoje ekskluzivisht se Policia e Kosovës ndaloi reperin, Don Xhon.
Siç shihej në video, një person që po e shoqëronte reperin u prangos nga Policia.
Pas publikimit të lajmit në “Front Online”, ka reaguar vetë Don Xhoni.
Ai ka postuar një story në Instagram me mikun, që dyshohet se u arrestua nga Policia.
“Çka të thanë o bir”, e pyeti reperi mikun e tij me emrin Festim Trumcaku.
Ai ia ktheu: “Me thanë mos me fol”.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e ndalimit.
Videoja e ndalesës së reperit: