Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme pritet të ketë vërshime në disa vende të Kosovës, e veçanarisht në Komunën e Prizrenit.
Reshjet e ditës së djeshme dhe të mëngjesit të sotëm cilat shkaktuan vërshime edhe në Komunën e Pejës e Deçanit.
E në lidhje me këtë situatë ka reaguar njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC),Tahir Ahmeti.
Ai ka thënë se edhe kryetarët e komunave, Pejë, Deçan bashkë me atë të Prizrenit, duhet që në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), t’i vënë në dispozicion të gjitha resurset dhe t’i aktivizojnë shtabet e krizave, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë popullatës së prekur dhe të rrezikuar nga këto përmbytje të shpejta.