×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vendimit të Kushtetueses, BE: Të miratohet sa më parë buxheti i Kosovës

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti, Bashkimi Evropian bëri thirrje për miratimin e buxhetit përpara zgjedhjeve të reja parlamentare.

    Të hënën, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Hotit është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi.

    Më 3 qershor, Arifi votoi për Qeverinë e Hotit, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

    “Jemi në dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe presim botimin e plotë të këtij vendimi. Tani u takon institucioneve të Kosovës që t’i bëjnë hapat e ardhshëm përkatës, në përputhje me vendimin”, tha një zëdhënës i BE-së, duke shtuar se BE-ja “do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformat e nevojshme”.

    “Është posaçërisht e rëndësishme që buxheti për vitin 2021 të miratohet dhe kalohet nga kjo përbërje e Kuvendit, sa më parë që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i BE-së.

    Projektligji për buxhetin e vitit 2021 është dërguar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë në largim dhe ndodhet në shqyrtim te Komisioni për buxhet dhe transfere.

    Në BE nuk deshën të përgjigjen në pyetjen se a presin që këto zhvillime të ndikojnë në rrjedhën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    Ata përsëritën se BE-ja do të vazhdojë të jetë e angazhuar me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi në kuadër të dialogut dhe se ai dialog është i rëndësishëm për rrugën evropiane të të dyja vendeve.

    Zyrtarët evropianë përsëritën thirrjet ndaj Kosovës për t’i respektuar dhe zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialog.

    Kosova dhe Serbia, tash e dhjetë vjet gati, janë duke biseduar për normalizimin e marrëdhënieve.

    Herën e fundit, kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar më 7 shtator./rel

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi është shprehur se ka vetëm një ëndërr, dhe ajo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori suedez, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur. Diplomati, thotë...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.