×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas urdhërarrestit, 124 shtete detyrohen që ta arrestojnë Netanyahun në territoret e tyre

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Gjykata Ndërkombëtare Penale të enjten njoftoi se ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes të Izraelit dhe liderin e Hamasit. Cilat shtete e kanë obligim arrestimin e këtyre personave, nëse hyjnë në territoret e tyre?

    Statuti i Romës është akti themeltar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Nënshkruese të këtij statute janë 124 shtete.

    Prej tyre, 33 shtete janë afrikane, 19 nga Azia dhe Paqësori, 19 nga Evropa Lindore, 25 nga Evropa Perëndimore dhe vende të tjera, si dhe 28 nga Amerika Latine dhe Karaibet.

    Pjesë e saj nuk janë Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, por janë dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Britania e Madhe dhe Franca. Pjesë e GjNP-së është edhe Shqipëria. Janë edhe vendet e rajonit – Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

    Për ta shikuar listën e plotë të 124 shteteve anëtare të GjNP-së, klikoni KËTU.

    Lëshimi i urdhërarresteve vjen pasi prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, kishte njoftuar më 20 maj se do të kërkonte urdhërarreste për krime të dyshuara, të lidhura me sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi dhe me kundërpërgjigjen ushtarake izraelite në Gaza.

    Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se pranimi i juridiksionit të gjykatës nga Izraeli nuk kërkohej.

    Izraeli e ka kundërshtuar juridiksionin e gjykatës me seli në Hagë dhe mohon se ka kryer krime lufte në Gaza. Izraeli ka thënë se e ka vrarë al-Masrin, gjithashtu i njohur si Mohammed Deif, përmes një sulmi ajror, por Hamasi as nuk e ka konfirmuar, as nuk e ka mohuar këtë.

    Minsitrat izraelitë e dënuam menjëherë vendimin e gjykatës ndërkombëtare për lëshimin e urdhërarresteve kundër Netanyahut e Gallantit.

    Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, tha se kjo gjykatë “edhe një herë tregoi se është antisemite në tërësi”.

    Ministrja e Transportit, Miri Regev, i quajti urdhërarrestet “absurditet ligjor”. “Ky është antisemitizmi modern nën maskën e drejtësisë” – shtoi ajo.

    “Izraeli nuk do të kërkojë falje për mbrojtjen e qytetarëve të tij. Ky nuk është krim, kjo është detyra jonë kombëtare dhe morale” – shtoi ministrja izraelite./Nacionale

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, njofton se në tubimin madhështor të mbrëmshëm të PDK-së, ishin të pranishëm edhe një shtresë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti nga trotuarët e pa pastruar nga bora dhe me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.