Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur keqardhje për vdekjen e dy fëmijëve kosovarë të cilët u goditën sot për vdekje nga një tren në Gjermani.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shprehur ngushëllime për familjen ndërsa thotë se ky rast është tragjedi jashtëzakonisht e rëndë.
Njoftimi i plotë:
Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqve të tyre.
Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin!