Sipas rezultateve të përkohshme të testimit në njerëz, vaksina ruse kundër Covid-19, e quajtur “Sputnik V”, është 91.6 për qind efektive kundër sëmundjes së re.
Të dhënat preliminare janë të mbështetura në analizën e të dhënave nga më shumë se 20.000 persona, tri të katërtat e të cilëve e morën këtë vaksinë. Pjesa tjetër mori një vaksinë të rreme për qëllim shkencor.
Asnjë efekt anësor serioz nuk u vlerësua të ketë qenë i lidhur me vaksinimin, ndërsa shumica e efekteve anësore ishin të lehta, përfshirë simptomat e ngjashme me ato të gripit, dhimbjen në vendin e vaksinimit dhe plogështinë.
Vaksina ruse jepet me dy doza, 21 ditë mes njëra-tjetrës. 21 ditë pas dozës së parë u regjistruan 16 sate me Covid019 në 14.964 persona të vaksinuar, ndërsa 62 raste te 4.902 personat e vaksinuar me vaksinën e rreme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Ngjashëm me vaksinën e kompanisë “AstraZeneca”, vaksina ruse mbështetet në një version të modifikuar të adenovirusit, që është virus i zakonshëm i ftohjes.
Gjatë procesit të testimit u raportuan edhe katër të vdekur. Një vdekje u shënua në grupin e personave që morën vaksinë të rreme, ndërsa tri rastet e tjera u tha se nuk kanë qenë të lidhura me marrjen e vaksinës.