×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas tentim arrestimit, reagon Dodik: Bosnja nuk është vend ku ndihemi të sigurtë

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, mbrëmjen e sotme ka arritur në Sarajevën Lindore, ku në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS-së ka zhvilluar një takim me kryetarin e qytetit dhe kryetarët e komunave që përbëjnë Qytetin e Sarajevës Lindore.

    Dodik, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të RS-së, Sinisha Karan, pas takimit, mbajtën një konferencë për media.

    Kujtojmë se sot pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) kanë tentuar ta arrestojnë presidentin e entitetit Republika Serbe, Milorad Dodik, por këtë e kanë penguar pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS-së.

    Sinisha Karan, ministri aktual i policisë së RS-së, u prononcua dhe komentoi ngjarjen e mbrëmjes, shkruan klix.ba.

    “Paqja është vlera më e madhe e RS-së. RS është nën sulm të vazhdueshëm për 30 vite, përmes përfaqësuesve të lartë, e tani duan ta sulmojnë përmes agjencive të rregullta të zbatimit të ligjit. Përmes tyre po përpiqen t’i japin goditjen përfundimtare RS-së. Ngjarja e fundit dhe ndërhyrja e Christian Schmidtit është një goditje fatale për këtë lloj të Bosnje e Hercegovinës. RS ka përgjegjësi të mbrohet dhe të mbrojë rendin e saj. Do të rikujtoj që Kuvendi i RS-së ka miratuar një sërë ligjesh për të ndaluar veprimtarinë e Schmidtit, Gjykatës dhe SIPA-s. E përsëris, kjo që ndodhi është një provokim i thjeshtë, asgjë më shumë. Kjo është një krizë politike dhe kushtetuese”, tha ai.

    Karan shtoi gjithashtu se “ata që kanë hyrë sonte në territorin e RS-së kanë shkelur ligjet e RS-së”.

    Dodik gjithashtu iu drejtua mediave dhe theksoi se “nuk kishte ndërmend të largohej nga objekti nën presion”.

    “Gjatë gjithë kohës mbajtëm takimin, nuk e ndërpremë. Ndihem mirë. Jam i gjallë dhe i shëndetshëm. Nuk kam ndërmend të largohem nga ky objekt nën presion. Kjo është RS. Ata kanë ardhur në RS. Ata nuk janë agjenci që mbështeten nga RS, kanë shkelur ligjet. Do të shihet kush dhe si ka fuqi për të zbatuar ligjet. E pamë që aty ishte edhe vëllai i Kemal Ademoviqit, ish-shefit të AID-it gjatë luftës, i cili bëri gjithçka që serbët të pësonin. Schmidt-i fashist – do të përpiqemi të tregojmë si bëhet një arrestim. Në ditët në vijim do ta hartojmë atë plan. Ai paraqitet i rremë dhe do të fillojë të përgjigjet për këtë”, tha ai.

    Separatisti serb shtoi se “këta të SIPA-s përpiqen të tregojnë se mund të bëjnë diçka”.

    “Ata nuk veprojnë në emër të RS-së, nuk janë përfaqësues të saj. Ata përfaqësojnë një ‘strofull myslimane’ nga Sarajeva dhe rrethinat. Pyetja thelbësore është: ‘në cilin territor do të mbetet pushteti’. BiH nuk është një vend ku ndihemi të sigurt. Jemi këtu për shkak të investimeve të mëdha në Sarajevën Lindore, dhe kjo shihet”, deklaroi Dodik.

    Ai theksoi se është krenar për “këta djemtë që janë këtu”, duke i quajtur patriotë në mbrojtje të RS-së.

    I pyetur nga gazetarët se “si duhet të veprohet në të ardhmen me veprime të tilla të SIPA-s”, Dodik, i dukshëm i zemëruar, u përgjigj “Pse i ngacmojnë njerëzit që po bëjnë punën e tyre? Nëse mendojnë se policia e RS-së do të tërhiqet, ata janë të çmendur. Nuk kanë asnjë ide”.

    Kujtojmë se, përveç Dodikut, janë shpallur urdhër-arreste edhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq, si dhe për kryetarin e Kuvendit Popullor të RS-së, Nenad Stevandiq, gjë që dëshmon për thellësinë e krizës juridike dhe politike në këtë entitet. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të dyfishuar tarifat mbi importet e çelikut dhe...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Pas një dite me temperatura të larta, moti pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë mbrëmjes së së shtunës. Sipas paralajmërimeve të fundit, disa...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Pas një reagimi të shpejtë dhe profesional, Policia e Kosovës, thotë se ka sekuestruar disa armë zjarri dhe ka arrestuar pesë persona...
    Ekonomi01 Qershor 2025
    Megjithë kundërshtimet e vazhdueshme, bizneset e mëdha kosovare prej 1 qershorit 2025 do të detyrohen të hynë në tregun e lirë të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidenca ka njoftuar se sot në ora 15:00 presidentja Osmani do ta presë me ceremoni shtetërorw kreun e shtetit të Antigua dhe...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur pasi është aksidentuar në orët e para të së dielës. Ai dyshohet se ishte duke vozitur me shpejtësu...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, e mbijetuara e masakrës së Poklekut, Elhame Muqolli u ka drejtuar një letër të hapur Institucioneve të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.