×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas takimit të Dakës me Presidentin për zgjedhjet, mobilizohet KQZ-ja

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në ora 13:30. Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pasi Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë KQZ’ja përmes një njoftimi drejtuar mediave, ku ka treguar edhe rendin e ditës për këtë mbledhje.

    Rendi i ditës për këtë mbledhje është:
    1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

    – Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes 38 dhe 39.

    2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

    3. Njoftim lidhur me raportin e vlerësimit të materialeve zgjedhore dhe implikimet buxhetore pas shtyrjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës;

    4. Raport i Këshillave të KQZ-së:

    Këshilli për Çështje Ligjore

    – Shqyrtimi dhe miratimi i interpretimit ligjor, lidhur me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim e Partive Politike dhe Certifikim për publikimin e raporteve vjetore financiare të Partive Politike për vitin 2019.

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Yenilikçi Türk Hareket Partisi’ (YTHP).

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndërrim të logos të partisë politike Partia Socialdemokrate (PSD).

    – Shqyrtimi dhe aprovimi i Udhëzimit Administrativ nr. 01/2020 për Publikimin dhe Përditësimin e Informatave në Ueb Faqen e KQZ-së dhe Procedurës për Publikimin dhe Përditësimin e informatave në Ueb Faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    5. Të ndryshme;

    Ndryshe, Thaçi ka takuar dje kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

    Gjatë këtij takimi, ata kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

    “Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Aktualisht, Prishtina radhitet në vendin e 23 në botë për cilësinë e ajrit. Këtë e thotë tabela e platformës për matjen e...
    Lajme16 Janar 2025
    Afaristi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi të madh...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dërguar sërish një mesazh ish-konkurrentit të Big Brother VIP Kosova 3, Gjestit. Ajo u shpreh se në festën e...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dalë në mbrojtje Drilonit pas akuzave të Leo-s. Por kjo bëri që ajo të përplaset me Xuxin dhe Sarën...
    Vip16 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë dhuruar spektakel deri në orët e vona të natës....
    Sport16 Janar 2025
    Ylli i FC Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Pasnesër fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni. Mandati dhe objektivat e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.