Imazhet që solli ndeshja Danimarka – Finlanda shokoi botën. Ishte mesfushori danez Christian Eriksen që kalopsoi në fushë pasi pësoi një sulm në zemër në ndeshjen e vlefshme për EURO 2020.
Ato pamje ishin të frikshme por fatmirësisht Eriksen shpëtoi dhe gjatë një interviste për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, agjenti i fantazistit, Martin Schots, ka treguar se Eriksen i ka thënë se do ta kalojë këtë gjendje dhe do të rikthehet të stërvitet:
“Ai ndihej i lumtur sepse pa përreth shumë njerëz që treguan dashuri ndaj tij. Atij i kanë ardhur shumë mesazhe nga e gjithë bota, jo vetëm nga shokët e skuadrës, por edhe nga tifozët. Ai dëshiron të di [farë në të vërtetë ndodhi më të”.
Gjithashtu sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” tregon bisedën e zhvilluar mes Eriksenit dhe shokëve të skuadrës së Danimarkës në një video:
“Si jeni? E ndjej që jeni më keq se unë. Unë nuk dorëzohem, jam gati për tu stërvitur.”, ishte biseda e lojtarit të Interit me shokët e kombëtares.