Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dhuroi një spektakël të vërtetë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022.
Ajo interpretoi ‘live’ para publikut evropian hitin e saj më të fundit, “I’m good (blue)”, në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.
E pas një performance madhështore në MTV EMA, dy artistët do të performojnë edhe në eventin e rëndësishëm amerikan të ndarjes së çmimeve të muzikës.
Rexha dhe Guetta janë ftuar për të performuar edhe në American Music Awards 2022 po të njëjtin hit.
Ngjarja mbahet më 21 nëntor në teatrin Microsoft në Los Angeles, dhe përveç Bebe Rexhës e pranishme pritet të jetë edhe shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.
Kjo e fundit është nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, për bashkëpunimin e saj me Megan Thee Stallion, “Sweetest Pie”.
Hera e fundit kur Bebe Rexha performoi në AMA ishte në vitin 2020, në bashkëpunim me reperen Doja Cat, ku së bashku interpretuan këngën “Baby, I’m Jealous”.