Në puntatën e fundit të emisionit ‘Glamour Zone’, kanë qenë të ftuar Joni dhe Mario, shokët e fëmijërisë së Luiz Ejllit, një nga personazhet më të komentuar të dy muajve të fundit.
Ndër të tjera, ata kanë sqaruar përballë moderatores Ester Bylyku, shumë të vërteta sa i përket marrëdhënies së Luizit me Kiarën, madje kanë sqaruar edhe thashethemet nëse ai ka kryer një operacion të rrallë.
Por një nga versionet më të përhapura sa i përket Luizit ka qenë se ai luan bixhoz.
Sa e vërtetë është kjo?
‘Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin’ u shprehën shokët e tij./oranews.tv