Fushata e Balenciaga-s ka ndezur jo pak diskutim në mbarë botën. Shtëpia e modës publikoi disa foto fëmijësh të vegjël që pozonin me çanta në formë arushë pelushi në duar, të cilit ishin të veshur me “veshje robërie.”
Yje botërorë që kanë bashkëpunime me Balenciaga-n, si Kim Kardashian, Dua Lipa apo Bella Hadid, u përballën me akuza nga ndjekësit e tyre, për mos-reagimin nga ana e tyre. Megjithatë, pas disa ditësh heshtje, ata reaguan.
Së fundmi një tjetër personazh i njohur shqiptar, reperja Loredana Zefi, ka reaguar në lidhje me skandalin e shtëpisë luksoze të modës.
Këtë e ka evidentuar edhe vetë Loredana, e cila në seksionin e komenteve iu ka sqaruar ndjekësve dhe fansave të saj që “Balenciaga është fshirë (blur).”