Emisioni “Për’puthen Prime” ka filluar me debate dhe akuza të rënda.
Kjo pasi që Alvisa ka treguar se gjatë javës është shantazhuar me një video ku shihet ajo me Bashkimin.
Hyseni ka ndërhyrë në Për’puthen Prime për të sqaruar shantazhin që pretendon Alvisa se ka marrë prej tij dhe ka zbuluar se kanë qenë të lidhur gjatë kohës së programit.
Hyseni ka thënë se krisja mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga Amerika dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.
Ai me tej, ka thënë së gjatë gjithë kohës ishin në kontakt me Alvisën dhe ajo e kishte gënjyer që është duke shkuar të njëra nga vajzat.
“Unë dhe Alvisa jemi takuar shpesh herë në fillim të emisionit. Kemi rënë në një përfundim që të rikthehemi. Plani i Alvisës ishte që rikthimin ta kishim në Për’puthen. Meqë unë u largova nga një problem me Brunon, vazhduam dhe flisnim. Këtë e kam bërë se Alvisën e kam dashur shumë dhe kam dashur ta rifitoj prap. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm deri ditën e enjte kur Bashkimi ka ardhur nga Amerika. Më tha “zemër nuk flasim dot se do fle tek një nga gocat”. Tha do fle tek Ritvana ose Mikela. Më pas i thashë më dërgo një fotografi kur të shkosh tek një nga vajzat”, ka deklaruar ai.
Hyseni ka thënë se familjet kanë qenë në dijeni se ata ishin duke e rregulluar raportin.
“Kur ka bërë takimin e parafundit, familja ime është ndjerë shumë keq, mami më ka marrë duke qarë “e ke mendjen në vend, si e lë të dashurën tënde ta bëj atë gjë”. Edhe Alvisa ma kishte paraprirë këtë gjë. Ditën e fundit i kërkova një foto, tha nuk ta dërgoj por ti po deshe beso, po deshe mos beso. I kam thënë e di që do të takosh Bashkimin”, ka thënë më tej ai.
Ai ka deklaruar se ka shkuar të banesa e Alvisës ku ishte me Bashkimin dhe kishte kërkuar që të flasë me ta.
“Bashkim, e di që je me Alvisën po eja të tregoj dy muhabete se dy ditë më parë ka qenë me mua dhe pastaj bëj çfarë të duash”, ishte mesazhi që i ka dërguar pasi zbuloi se kanë qenë brenda në një shtëpi.
Pas gjithë kësaj Alvisa ka vendosur që ta lë emisionin dhe të mos jetë më pjesë e Për’puthen.
Ndërsa pas kësaj Bora ka kërkuar që të mendojë prapë.