Ledri Vula dhe Ghetto Geasy prej kohësh kanë raporte të krisura.
Por si duket një gjë e tillë ka ndryshuar së fundi.
Në redaksinë e Prive ka arritur një video ku shihen Ledri dhe Ghetto Geasy në një lokal në shoqërinë e njëri tjetrit.
Kjo dëshmon se dyshja kanë marrë një hap për të rikuperuar raportin e tyre miqësor dhe kolegial.
Ledri Vula fillimisht ishte pjesë e labelit “Baba Records” i cili më vonë mori emrin “Babastars”.
Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012 bëri bujë për shkëputjen e papritur nga muzika dhe labelit.