Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për rreth 15 për qind, i cili pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.
Sipas ZRRE, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët mund të arrijë deri në 15 për qind. Kjo rritje do të prekë të gjithë segmentet e konsumatorëve, përfshirë amvisëritë dhe bizneset.
Por, çfarë efekti në ekonominë e vendit mund të ketë ky shtrenjtim i rrymës?
Një bukë në Prishtinë shitet 50 cent, në Gjilan 60 cent
Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve, në një prononcim për FrontOnline nuk ka qenë në gjendje të tregoj nëse do të shtrenjtohet edhe buka pas shtrenjtimit të rrymës, ndonëse çmimi i bukës ka dallime të mëdha në disa qytete të Kosovës. Në Prishtinë një bukë shitet 50 cent, përderisa në Gjilan 20% më shtrenjtë se në kryeqytet, përkatësisht 60 cent.
Ai ka theksuar se nuk beson se do të ketë një rritje të çmimit të bukës, duke pasur parasysh se çmimi i energjisë nuk do të pësojë një rritje më të madhe se 15%. “Nuk mendoj se do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë ose lëvizje të madhe në çmimin e bukës. Nëse rritja është vetëm 15%, nuk besoj se do të rritet çmimi i bukës,” tha ai.
Kryetari i Shoqatës së konsumatorëve: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të përfshijë çdo gjë sektor si “cunami”
Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaqaniku, ka paralajmëruar për pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se nuk është vetëm një mendim, por një bindje e thellë se kjo rritje do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve.
‘’ Jam tejet i sigurt se ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve’’, tha Kaqaniku për FrontOnline.
Ai tha se vala e shtrenjtimeve do të zhvillohet sipas efektit “domino”, duke përfshirë çmime të larta në të gjitha fushat, sektorët dhe degët e ekonomisë. Kaqaniku shtoi se ngritja e çmimeve do të prekë të gjithë, dhe do të ketë edhe ngritje abuzive të çmimeve, nga ata që historikisht janë marrë me veprime të tilla të ndaluara.
Njohësi i ekonomisë: Rritja e çmimit të rrymës më së shumti ndikon te pensionistët dhe kategoritë sociale
Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka komentuar rritjen prej 15% të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se ky ndryshim do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e produkteve dhe artikujve bazë. Sipas
Bellaqës, sa herë që ka pasur rritje të çmimit të energjisë, janë ngritur edhe çmimet e produkteve, pasi
Bellaqa paralajmëroi se kjo rritje do të ndikojë negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve, veçanërisht tek kategoritë më të ndjeshme si pensionistët, ata në kategoritë sociale dhe sektori privat.