Mbrojtësi i mirënjohur, Liridon Leci është rikthyer në fushën e gjelbër pas një kohe të gjatë.
Liridon Leci, aktualisht futbollist i Llapit, ka lënë prapa lëndimin që e la jashtë fushës së futbollit për shtatë muaj, shkruan FrontOnline.
Rikthimi i tij erdhi në ndeshjen e Llapit të dielën kundër Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Te llapjanët e kanë mirëpritur kthimin e tij tek skuadra në prag të ndeshjeve të fundit të kampionatit, si dhe në finalen e kupës që zhvillohet më 12 maj kundër Dukagjinit.
Kujtojmë se Liridon Leci kishte pësuar lëndim të rëndë pak pa filluar edicioni 2020/2021./FrontOnline/
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/a.10152716192437243/10159123579102243/