×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas rritjes së rasteve me COVID-19, SHSKUK-ja hap tender për blerjen e mbi 8 mijë maskave të oksigjenit

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Që nga fillimi i pandemisë, Kosova këtë të premte ka shënuar numrin më të lartë të infektuarve nga Covid 19.

    Rritja e numrit të testimeve nga IKSHKP ka rritur edhe numrin e të infektuarve të konfirmuar.

    Në 2059 mostrat e marra të IKSHPK-së, 963 persona kanë rezultuar pozitivë. Sipas këtyre të dhënave, del se rreth 47% e pacientëve të testuar kanë rezultuar pozitivë, raporton KOHA.

    Rritja enorme e personave të cilët gjatë 24 orëve janë infektuar nga Covid 19 ka bërë që IKSHPK përmes një statusi, të bëjë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave.

    Ky institucion ka tërhequr vërejtjen se ekziston rreziku i një shpërthimi të mundshëm i cili mund të paraqesë rrezik për jetën e qytetarëve.

    Numri i pacientëve të vdekur gjithashtu është rritur në krahasim me ditët e fundit.

    Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë kanë vdekur nga Covid 19, të moshave nga 60 deri në deri në 90 vjeç, duke e çuar në 798 numrin e të vdekurve.

    Ndërsa 177 pacientë janë shëruar, duke e çuar në mbi 16 mijë numrin e të shëruarve.

    Prishtina përsëri ka shënuar numër të lartë të të infektuarve me 347 raste pozitive, derisa qytetet e tjera kanë relativisht numër më të vogël të të infektuarve.

    Ndërsa në 708 ka shkuar numri i pacientëve të cilët po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale. Nga kjo shifër 489 janë me oksigjeno terapi, 13 në respiratorë dhe 47 në CPAP.

    E si shkak i ngritjes së numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, sidomos atyre që kanë nevojë për trajtim me oksigjen, SHSKUK ka hapur tender për të siguruar 8 mijë e 600 maska të oksigjenit.

    Ky institucion ka bërë thirrje që për shkak të fluksit të madh të pacientëve të përshpejtohen procedurat dhe në kohë sa më të shkurtër të kryhet kontraktimi i ofertuesve.

    Me numër të madh të pacientëve po përballet edhe qendra e mjekësisë familjare në lagjen “Emshir”, e dedikuar vetëm për pacientët me Covid 19.

    Nga kjo e premte, Prishtina dhe 8 komuna të tjera për dy javë rresht do të kenë kufizim të lëvizjes dhe orë policore, e cila nis në orën 19:00 e zgjat deri në orën 5:00 të mëngjesit.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.