Pak ditë më parë Beatrix Ramosaj ka postuar një video teksa u shfaq e përlotur.
E në atë video ajo rrëfeu bullzimin që i’u drejtua asaj.
Sot edhe Bora Zemani ka folur pikërisht mbi bullizmin gjatë puntatës së “Për’puthen”.
Konkurrenti i “Për’puthen”, Neritani ka bërë një rrëfim prekës lidhur me peshën e tij dhe komentet bullizuese.
Ai tha se vite më parë ka vuajtur nga depresioni dhe i është dashur të marrë ilaçe. Kjo i shkaktoi atij shtim në peshë dhe prej andej nuk ka mundur të rikthehet në formë. Neritani tha se nuk është ndjerë kurrë aq keq sa është ndjerë kur është bërë pjesë e “Për’puthen” pasi është bullizuar jo vetëm nga publiku por edhe konkurrentët konkretisht Laureta.
Lidhur me këtë Bora tha se njerëzit publikë bullizohen nga kushdo që komenton jetën e tyre pa të drejtë.
Moderatorja tha se nuk ka të bëjë thjesht me fakti nëse këto komente i merr apo jo në konsideratë sepse ato ndikojnë në gjendjen psikologjike dhe emocionale.
“Këtu nuk ka të bëjë nëse e merr apo jo diçka për bazë. Por ka të bëjë me komentimin e të tjerëve të cilëve ti u jep diçka nga vetja, tregon vlerat e tua por komentohesh për pamjen fizike. Ne që jemi pjesë e ekranit të drejtën për të na bullizuar mund ta ketë kushdo përtej një telefoni. Është ok të thuash “Mos i konsidero”, por gjithsesi ato ndikojnë në gjendjen tënde. Janë vërtetë probleme që hasen çdo ditë në shoqërinë tonë edhe duke u trajtuar në programe televizive dhe reality jepen mesazhe për të stopuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale dhe jetën e përditshme për të gjithë ata që ndihen në trysni nga këto komente që bëhen nga kushdo që nuk i takon të komentojë.”, tha Bora.
Pavarësisht të gjithave, Beatrix dhe Bora ndajnë të njëjtin mendim mbi bullizmin.