×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve.

    Sipas kësaj ministrie, për shkak të reshjeve të borës në disa rrugë është hedhur edhe kripë.

    “Në auto-udhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë dhe pastrim të borës si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese. Ndërsa intervenime me kripë kishte në të dy drejtimet : Suharekë Morinë dhe Suharekë – Gjurgjicë”, është thënë nga Ministria e Infrastrukturës.

    Njoftimi i plotë:

    Mirëmbajtja dimërore e auto-udhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale po vazhdon me intensitet të shtuar.

    Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, Ministria e Infrastrukturës informon si në vijim:

    Në auto-udhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë dhe pastrim të borës si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

    Ndërsa intervenime me kripë kishte në të dy drejtimet : Suharekë Morinë dhe Suharekë – Gjurgjicë.

    Gjithashtu në Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me kripë.

    Në regjioni Peja 1 temperaturat janë mjaft të ulëta dhe ka ngrica, bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët. Duhet cekur se në rrugën Kuqishtë-Bogë ka vështirësi në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës për shkak të parkimit të veturave në shiritin qarkullues. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.

    Për shkak të reshjeve të borës temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë e rërë dhe në pastrim të borës, në mbrëmje e në mesnatë dhe ne orët e mëngjesit në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

    Gjakova 2, Prishtina 2, Peja 2, Ferizaj 1, s’ka intervenime sepse gjendja e rrugëve është e mirë.

    Gjakova 1, në këtë rajon ka pasur intervenime në akset rrugore ku ka pasur ujë në rrugë, po ashtu është hedhur kripë dhe zhavorr. Të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme dhe pa ngrica.

    Prizreni 2, për shkak të temperaturave të ulëta është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: Prizren –Morinë , Prizren – Prevalle, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash – Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët, Prizren –Prevallë, Dragash – Brod dhe Dragash – Restelicë. Rrugët janë të hapura për qarkullimi.

    Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohësisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për komitetet e kësaj partie, nga Prokuroria Speciale,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirir ka thënë se rritja e pagës minimale nga Qeveria e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Në Prizren u shënua “Dita pa Makina” me aktivitete të organizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë. “Dita pa Makina”...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit Halilajn, ku dhe vizitoi ekspozitën me titullin “Abetare” në Nju Jork....
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për Komitete në LVV, si...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.