Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, i ka pasur mjaft të vështira këto ditë.
Kjo pasi djali i saj i madh, Tiani, është përballur me disa probleme shëndetësore, ku për shkas është detyruar të hospitalizohet.
Ajo publikoi ditë më parë një shkrim të çuditshëm në rrjetet sociale duke shkruar: “Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”.
Një thënie e tillë ua pa si thumbim për babanë e fëmijëve të saj, muzikantin Patris Berisha, duke bërë që si çështje të komentohet gjithandej në rrjetet sociale.
Megjithatë, pak kohë më pas Tuna publikoi në InstaStory një fotografi nga spitali “Sistina”, duke treguar se Patrisi e kishte vizituar djalin e tij.
“Oooo përshëndetje babush”, shkroi këngëtarja shkupjane në mbishkrimin e fotografisë.
Tutje, interpretuesja e hitit “Bileta” i mbajti të azhurnuar ndjekësit mbi gjendjen shëndetësore të djalit të saj, duke thënë se ia ka dalë mbanë.
“Tiani po ndjehet më mirë, faleminderit për mbështetjen e njerëzve që a dëshiruan një rikuperim të shpejt. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Tuna. /Telegrafi