×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pas Rashkës, gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore do të nisin edhe në Kosovë

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, ArismGërxhaliu, në një intervistë për portalin FrontOnline, ka folur për gjetjen e mbetjeve mortore në rajonin e Rashkës, në Serbi.

    Ai ka thënë se sipas të gjitha informacionet që i kanë mbetjet mortore u takojnë shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

    “Po të gjitha informacionet na qojnë se i takojnë shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit dhe të cilët mundën të iu takojnëgradacioneve që i kemi gjetur  për rreth  atij lokacion në rrethinën e Rashkës”, tha ai

    Gërxhaliu tha se pas përfundimit të autopsisë së mbetjeve mortore dhe identifikimit  të tyre  mbetjet mortore i dorëzojnë te familjarët.

    “Pas kryerje se punës në teren pasi që të sigurohemi se nuk ka në atë teren mbetje mortore atëherë mbetjet mortore i nënshtrohen  autopsisë, dihet numri i personave të cilët janë aty dhe pas identifikimit ne i kemi obligim me i thirr familjarët dhe me i dorëzuar trupat”, tha tutje ai për Front Online.

    Pas gjetjeve mortore të fundit në Rashkë të Serbisë, dyshohet se mbetje mortore të shqiptarëve të Kosovës të vrarë në luftën e fundit nga forcat serbe ka edhe në Novi Pazar.

    Këtë e ka konfirmuar për FrontOnline, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

    Ai ka thënë se së shpejti pritet që t’i fillojnë gërmimet për mbetje mortore edhe në rajonin e Novi Pazarit, përkatësisht në vendin e quajtur Shtavalli.

    “Gjithashtu kjo informatë ka ardhur nga njerëzit që i kanë paraqitë të dhënat. Ai lokacion është Shtavalli në afërsi të Sjenicës gjithashtu një dhe i hedhur në afërsi të një miniere. Për fat apo për habi kjo minierë ishte duke punuar dhe në kuadër të grupit punues është bëtë kërkesa që na ta lejohet inspektimi dhe të fillojmë punën edhe atje”, ka thënë Gërxhaliu për Front Online.

    I pyetur se gjatë gërmimeve a kanë pasur ndonjë problem me palën serbe, Drejtori i Institutit ka thënë se deri më tani nuk kanë hasur nëvështirësi nga pala serbe dhe se kanë punuar bashkërisht sipas memorandumit qëështë arritur në kohen e UNMIK-ut.

    Përveç Serbisë, mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit dyshohet se ka edhe në Kosovë, por për këtë nuk ka dashur të jap detaje drejtori i Institutit.

    Ai shkurt ka thënë se janë duke e pritur urdhëresën nga prokuroria që t’i fillojnë gërmimet.

    “Do tëpunojmë nëKosovë, për shkak tësensitiviteti të rastit nuk e kisha përmend lokacionin dhe për çkabëhetfjalë por seshpejti do t’i qasemi edhe një terreni. Jemi në pritje tëurdhëresës nga prokuroria dhe do t’i qasemi atij terreni”, tha Gërxhaliu për Front Online.

    Gërxhaliu ka treguar edhe ndjenjën që kanë në momentin që hasin në mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë në luftën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

     

    Ai tha se është një ndjen e papërshkrueshme, por edhe e dhimbshme pasi që familjareve të të vrarëve pas 21 vjetëve po i’u hapën plagët.

    “Është një ndjenjë, një emocion i përzier edhe gëzohesh sepse kemi derdhur mund në Serbi, në terren jo tëlakmueshme me një punë tëvështirë duke kërkuar nëpër kanale në pozita tëvështira, por është edhe njësfidë të cilën e dinë se duhet ta takosh familjarin dha ta njoftosh se është identifikuar i afërmi i juaj, pastaj familjarit i hapet plaga kanë prit shumë 21 vite po bëhet që po presin andaj edhe ky është qëllimi i jonë që së paku t’iu dërgojmë mbetjet mortore tëtë afërme të tyre qëta kanë një varrë ku ta qesin një lule, është emocion i madh”, tha Gërxhaliu për Front Online.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Të tjera
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.